Kriza e refugjatëve, BE i jep Turqisë 350 milionë euro

BE-ja vë në dispozicion të refugjatëve në Turqi 350 milionë euro. Kjo është pjesë e marrëveshjes për refugjatët me Ankaranë. Ndihma financiare do t’u jepet direkt refugjatëve në formën e kartave bankare.

Ndihma financiare ana e Bashkimit Europian do t’u jepet direkt refugjatëve në formën e kartave bankare me vlerë 100 lira turke (rreth 30 euro). Fjala është për karta bankare të tipit prepaid. Refugjatët mund të tërheqin me to para në bankomatët e bankave në Turqi dhe të blejnë ushqime, të paguajnë qiratë apo t‘i përdorin për kurse dhe shkolla. Programi “Emergency Social Safety Net” ka në dispozicion 348 milionë euro.

Komisioneri i BE-së për ndihmën humanitare, Christos Stylianides, tha se me këtë veprim refugjatëve do t’u jepet një lloj ndjenje normaliteti. Po ashtu shpërndarja e parave në këtë formë shmang kostot administrative. Me këtë program u vihet në ndihmë në radhë të parë rreth një milionë refugjatëve sirianë që gjenden në Turqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Realizimi i programit do të bëhet përmes Gjysmëhënës së Kuqe, dega e Turqisë, dhe programit të OKB-së për Ushqimin, të mbështetura nga organizata humanitare turke. Në Turqi janë strehuar rreth tre milionë refugjatë, shumica nga Siria. BE-ja dhe Turqia nënshkruan në mars një marrëveshje për ndërprerjen e rrymës së refugjatëve drejt Evropës. Sipas saj Turqia pranon që të ristrehojë të gjithë refugjatët që kanë ardhur prej Turqisë në ishujt grekë të Detit Egje dhe të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?