Kryeministri francez Valls:”Duhet të braktiset qëndrimi me dy fytyra për anëtarësimin e Turqisë në BE”

Duke mbrojtur qëndrimin se zgjerimi i BE-së duhet të ketë kufij të caktuar Valls tha se “Duhet të braktiset qëndrimi me dy fytyra në çështjen e anëtarësimit të Turqisë dhe të kryhet një debat i vërtetë mbi këtë çështje.”

Kryeministri francez, Manuel Valls, ka deklaruar se duhet të hiqet dorë nga dyfytyrësia në lidhje me anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian.

Në një fjalim në lidhje me Evropën në Institutin Jacques Delors në Paris, Vallas ka folur për negociatat e kryera mes Turqisë dhe BE-së. Duke mbrojtur qëndrimin se zgjerimi i BE-së duhet të ketë kufij të caktuar Valls tha se “Duhet të braktiset qëndrimi me dy fytyra në çështjen e anëtarësimit të Turqisë dhe të kryhet një debat i vërtetë mbi këtë çështje.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër të tjera duke u shprehur se Turqia “është një partner shumë i rëndësishëm, është shumë e nevojshme për mbrojtjen tonë të përbashkët dhe është një vend anëtar i NATO-s”, Vallas theksoi se Turqia është një vend islam modern, dhe se në të kaluarën, sot dhe nesër do të ketë gjithmonë vend në Evropë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Debati i vërtetë në çështjen e anëtarësimit është të dihet se ku fillon dhe mbaron Evropa, ka shtuar Valls dhe ka theksuar më tej se përsëri është e rëndësishme që vendet të kuptojnë se si ata janë të gatshëm për të ndarë një fat nga pikëpamja gjeografike.

Ndër të tjera duke vënë në dukje se vendet e Ballkanit do të mund të anëtarësohen kur të vijë koha e duhur, Vallas ka mbrojtur idenë se bashkë me këtë BE-ja kur të jetë e nevojshme duhet të dijë të thotë “jo” në lidhje me këtë çështje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?