Kryeministri i Gjeorgjisë jep dorëheqjen

Kryeministri i Gjeorgjisë, Mamuka Bakhtadze ka dhënë dorëheqjen duke u shprehur se e ka përfunduar misionin e tij. Bakhtadze njoftoi largimin e tij përmes një postimi Facebook duke theksuar se do të japë detaje më vonë.

“Një kornizë strategjike e zhvillimit është krijuar dhe zbatuar, ndaj kam vendosur të jap dorëheqjen, sepse besoj se e kam përmbushur misionin tim në këtë pikë”,- tha ai.

Bakhtadze, 37 vjeç u zgjodh vitin e kaluar nga partia në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane”, me zotimin se do të miratojë reforma liberale për të arritur anëtarësimin e Gjeorgjisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?