Kryeministri i Irakut në funeralin e gjeneralit, mijëra qytetarë: Vdekje për Amerikën
Kryeministri i Irakut, ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të gjeneralit Qasem Sulejmani, të vrarë në Bagadat dhe shefin paramilitar të Irakut, Abu Mahdi al-Muhandis, që mbetën të vrarë pas sulmit ajror amerikan ditën e djeshme. Mahdi dhe zyrtarë të tjerë u bashkuan me mijëra qytetarë që vajtonin dhe ecnin së bashku me automjetet që mbanin arkivolet. Ndërsa nga mediat e huaja është mësuar se sot funerali i gjeneralit iranian të vrarë mbahet në Bagdad dhe në dy qytetet të tjera të shenjta shiite të Najaf dhe Kerbala, ku më pas do të transferohet drejt Iranit. Në fotot e publikuara nga mediat e huaja, shihet qartë që rrugët janë mbushur nga mijëra irakienë të veshur në të zeza, ku po marrin pjesë në funeralin e Qasem Sulejmanit në Bagdad, ndërsa kanë brohoritur me parrullat në duar: Vdekje për Amerikën.


KOHA JONË SONDAZH

