FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri italian lë të kuptohet se mbështet Hillary Clinton

Kryeministri italian Matteo Renzi la të kuptohet se dëshiron të presë Hillary Clinton e jo Donald Trump-in në takimin e liderëve të G7-ës në Italinë e Jugut vitin e ardhshëm. “Unë respektoj çdo votë të miqve tanë amerikanë”, u tha Renzi gazetarëve në Rio de Janeiro, vetëm disa orë para se të mbahej ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike, shkruan Reuters.

“Unë do të mirëpres liderët e G7-ës në Taormina në maj të vitit 2017 dhe padyshim si demokrat unë shpresoj se mund të mirëpres presidentin e ri, kushdo që ajo do të jetë”, tha ai duke buzëqeshur.

“Por si kryeministër unë do të mirëpres presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Miliarderi Trump, i cili fitoi emërimin e Partisë Republikane, dhe ish-sekretarja amerikane e shtetit, demokratja HIllary Clinton , do të garojnë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve në nëntor të këtij viti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?