Kryeministri Johnson: Dhurata më e mirë e festave për të dashuritë tuaj, të bëni vaksinën antiCOVID

Marrja e vaksina kundër COVID-19 është dhurata më e mrekullueshme që mund t’i bëni njerëzve tuaj të dashur për Krishtlindje”, ky është mesazhi i kryeministrit britanik, Boris Johnson në mesazhin e tij vjetor sezonal.

Ai theksoi faktin se vaksina tregon dashurinë për të afërmit dhe fqinjët, pasi “luftën” e pandemisë vetëm përmes saj mund ta fitojmë.

Ky është në fund të fundit edhe mesazhi i Jezu Krishtit, t’i duam fqinjët tanë ashtu siç duam veten“, tha kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Britaninë e Madhe 82% e qytetarëve mbi 12 vjeç kanë marrë 2 dozat e vaksinës, ndërsa 55% kanë marrë edhe atë përforcuesen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fillim të këtij muaji, qeveria njoftoi se po përshpejtonte fushatën përforcuese në Britani për shkak të përhapjes së variantit Omicon.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?