Kryeministrja, “kapet mat” duke kapur…(FOTO)

“Pokemon Go”, loja më virale e momentit, nuk ka shpëtuar edhe nga celulari i Kryeministres së Norvegjisë, Erna Solberg. Kjo e fundit ka treguar se luan edhe kur është koha e seancave parlamentare. Solberg u kap mat nga gazetarët duke luajtur lojën “Pokemon Go”.

Nuk është sekret që ajo është fanse e kësaj loje, pasi këtë e ka treguar edhe gjatë një vizite zyrtare në Sllovaki, ajo kaloi pak kohë duke kapur pokemonë, duke i thënë gazetarëve se duhej të bënte 10 kilometra për të çelur vezët.

Por kush po fliste në foltoren e Parlamentit gjatë kohës që kryeministrja, luante në celularin e saj? Vetë Trine Skei Grande. Ky i fundit reagoi në Twitter pas kësaj ngjarje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam i sigurt që ajo e ka dëgjuar atë çfarë kam thënë. E di që femrat mund të bëjnë dy gjëra në të njëjtën kohë”, shkroi ai që përdori edhe “emojit” duke shkelur syrin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?