Kryevirologu italian lëshon mesazhe shprese, zbulon se kur apo nëse mund të rikthehet virusi

Shkenca e konfirmon, koronavirusi po humbet forcë. Presidenti i virologëve italianë, që drejton Departamentin e Mikrobiologjisë në Spitalin e Brescia-s, ka izoluar një variant të SarsCov2 dhe ka vëzhguar se virusi tashmë është dobësuar. “Infektimet janë më të lehta, tamponët mezi dalin pozitivë dhe madje edhe ata me një ngarkesë të fortë virale janë asimptomatike, -deklaroi Arnaldo Caruso.

“Ndërsa llojet virale të muajve të kaluar që kemi izoluar dhe sekuencuar janë bomba biologjike që shfarosin qelizat e synuara në 2-3 ditë, kjo kërkon 6 ditë për t’i sulmuar ata”, afirmoi virologu që dëshiron të dërgojë në këtë mënyrë një mesazh shprese.

Gjatë një interviste për “Quotidiano.net”, virologu tha: “”Këto variante virale më të zbutura duhet të bëhen e ardhmja e evolucionit të mundshëm të Covid-19. Infeksionet janë shumë të lehta, pothuajse të padukshme. Virusi shihet në doza shumë të vogla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për dobësimin e koronavirusit flasin edhe studiuesit e Hong Kongut, në një studim të botuar në revistën “Emerging Microbes & Infections”. “Është një studim i bërë shumë mirë – vëren ai – në të cilin ata dokumentuan agresivitetin më të vogël të këtyre viruseve in vitro dhe in vivo, te kafshët. Autorët kanë vërejtur se këto variante paraqesin ndryshime të mëdha gjenetike dhe gjithashtu ne, të cilët po vazhdojnë teste gjenetike, shpresojmë të shohim të njëjtat”. Por edhe në Shtetet e Bashkuara, duket se po ndodh e njëjta gjë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo si për të gjitha viruset e frymëmarrjes i atribuohet një natyre sezonale të infeksionit. Me fillimin e sezonit të vonë pranverë-verë këto viruse kanë tendencë të zhduken për arsye që ende nuk i dimë saktësisht, ashtu sikurse nuk e dimë pse ata lulëzojnë në nëntor-dhjetor”, përfundon Caruso.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?