KSHZ i Maqedonisë: VMRO-DPMNE, fituese e zgjedhjeve

Komisioni Shtetëror Zgjedhor maqedonas (KSHZ) konfirmoi se VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni ”Për një Maqedoni më të mirë” është fitues i zgjedhjeve të parakoshme parlamentare të 11 dhjetorit.

Vladimir Gjorçev, përfaqësues i VMRO-DPMNE-së falenderoi të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, të gjithë atyre që votuan, pa marrë parasysh nëse i përkrahën apo jo.

“Fitoi demokracia. Fituan qytetarët e Republikës së Maqedonisë, ndërsa mandatar është Nikolla Gruevski. VMRO-DPMNE është partia me numrin më të madh të mandateve. VMRO-DPMNE-ja e ka mandatarin dhe tregoi para qytetarëve se ky vend  vendos në mënyrë të pavarur, qytetarët janë arbitri kryesor dhe qytetarët vendosin se kujt do t’i japin besimin”, tha Gjorçev në konferenën e VMRO-DPMNE-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai i bëri thirrje liderit të LSDM-së opozitare, Zoran Zaev që të urojë fituesin e zgjedhjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?