Kulla Eifel fik ndritat, solidaritet me viktimat e Alepos
Ajo që ka ndodhur në Alepo, ku janë vrarë me qindra e mijëra persona të pafajshëm, ka bërë që shumë vende perëndimore të jenë në solidaritet me viktimat.
Dritat në Kullën Eifel do të fiken sonte në mbrëmje. Kryetarja e Bashkisë së Parisit Ann Hidalgo u shpreh se fikja e dritave bëhet në solidaritet të viktimave të luftës së tmerrshme të qytetit sirian. Fikja e dritave të kullës do të nisë në orën 20.00, shkruan AFP.
Sipas Hidalgos, veprimi ka për qëllim të solidarizojë botën perëndimore për atë që po ndodh në Siri.

