FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Kundër Kosovës në OKB”, Daçiç falënderon Rusinë

Placeholder Image

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, përsëriti se vendi i tij nuk do të ndërmarrë sanksione ekonomike kundër Rusisë.

“Serbia, në përputhje me politikën e saj, nuk do t’iu bashkohet sanksioneve evropiane anti-ruse”, tha Daçiç në Suzhdal të Rusisë, ku po merr pjesë në një takim të Komitetit serbo-rus për bashkëpunim tregtar dhe ekonomik.

Perëndimi ka ndëshkuar Rusinë me sanksione për shkak të ndërhyrjes së saj në Ukrainë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Daçiç tha se Serbia i është falënderuese Rusisë për veton mbi një rezolutë për Srebrenicën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe për votën kundër anëtarësimit të Kosovës në OKB.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zëvendëskryeministri rus, Dmitry Rogozin, tha se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Serbisë po zhvillohen vazhdimisht.

“Për Rusinë, Serbia është partner strategjik në Ballkan”, tha Rogozin.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?