Kur virusi ka hyrë, vetëm një gjë e frenon përhapjen!

Koreja e Jugut ka arritur ta frenojë përhapjen e virusit dhe zyrtarët atje këmbëngulin se për t`ia dalë mbanë ka vetëm një mënyrë: testim i shpejtë dhe sa më i zgjeruar i popullsisë.

Kjo ka qenë përgjigja e Koresë së Jugut ndaj epidemisë, dhe tani, vendi kërkon t`ua tregojë dhe të tjerëve modelin e tij.

Ekspertët koreano-jugore këmbëngulin se asgjë nuk e zëvendëson testimin, por për të lehtësuar qendrat spitalore, ku ekzison rreziku i infektimit të të tjerëve apo dhe anasjelltas, tamponi kryhet edhe në makinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo krijon më shumë hapësira të lira brenda qendrës. Kushdo që e kërkon mund ta bëjë testin përsa kohë ka temperaturë, dhe mjeku mendon se është i rrezikuar nisur edhe nga fakti se me cilët njerëz ka pasur kontakt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kampioni merret nga hunda dhe fyti, dhe dërgohet për t`u analizuar. Ditën tjetër, njerëzve rezultatin u mbërrin përmes një mesazhi në cellular, dhe e gjitha, është falas.

Lexoni edhe…

Arrin në 33 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri, qindra të testuar

Paralajmërimi/Do ndëshkohen tregëtarët dhe farmacitë nëse abuzojnë me çmimet

Rama: Numri i të prekurve nga koronavirusi do të rritet. Masat do të përshkallëzohen

Mos dilni nga shtëpitë! Coronavirusi pret te dera!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?