Kurtulmus: Konflikti sirian mundësi për një luftë botërore

Turqia deklaroi sot se i trembet idesë se lufta në Siri po shndërrohej në një përballje botërore, ndërsa tensionet janë në rritje midis Rusisë dhe SHBA-së që mbështet partitë opozitare.

“Nëse kjo luftë me anë të përfaqësimit të aleatëve do të vijojë, atëherë më lejoni të jem i qartë, Amerika dhe Rusia do të arrijnë deri në luftë të hapur”, deklaroi zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmus për agjencinë zytare turke të lajmeve Anadolu Agency.

Kurtulmus vlerësoi se konflikti sirian po e çonte botën në prag të një lufte të gjerë rajonale apo globale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë parashtrojnë si kërkesë largimin e presidentit sirian, Bachar Al-Assad ndërsa Moska mbështetet politikisht dhe ushtarakisht regjimin sirian, aleat i Iranit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ankaraja është pjesë e koalicionit të kryesuar nga SHBA-ja që po ndërmerr sulme ajrore kundër grupit të Shtetit Islamik. Turqia ka nisur prej 24 gushtit një ofensivë ushtarake “Mburoja e Euftratit” për të spastruar nga vija e saj kufitare xhihadistët e ISIS-it dhe rebelët kurdë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?