Ky mesazh po bën xhiron e internetit

”Një kërkesë speciale për të gjithë fëmijët që fillojnë shkollën këto ditë”,-lexohet në një postim të Annie Price, të shpërndarë nga personazhe të famshëm. ”Nëse sheh dikë që e ka të vështirë të zërë shokë, ose po vuan nga bullizmi sepse nuk ka shokë ose nuk është aq i/e bukur ose nuk ka veshur rrobat më ”in”, të lutem dili në krahë. Përshëndete ose thjesht buzëqeshi në korridor. Ti nuk e ke idenë se me çfarë mund të përballet dikush jashtë shkollës. Mirësjellja jote mund të bëjë një ndryshim të madh në jetën e dikuj. Postoje nëse bie dakord”.

Annie Price u dogj nga zjarri kur ishte fëmijë dhe sigurisht që u përball me bullizmin. Ajo u përpoq më vonë t’i nënshtrohej operacioneve plastike për të ndryshuar fytyrën por nëna e inkurajoi që të vazhdonte përpara, pa qenë nevoja që të harxhonte gjithë energjitë te kirurgjitë plastike. Sot, Annie është instruktore fitness-i dhe organizon seminare me në qendër vetëbesimin dhe motivimin. Ajo dhe partneri i saj Sam janë prindër të një djali 1 vjeç.

Fotoja është shpërndarë ndër të tjerë edhe nga grimieri Mario Dedivanovic, bashkëngjitur me një histori personale. “Kur isha në shkollë fillore, në klasën e dytë ose të tretë, disa fëmijë talleshin me një vajzë të vogël nga Kina që nuk fliste anglisht dhe e gjuanin me sende gjatë orarit të drekës teksa ajo ulej vetëm”,-shkruan Mario. ”Ajo thjesht ulte kokën. Fillova të ulem me të gjatë drekës dhe ata ndaluan së hedhur gjëra. Në fund të ditës, dilja nga shkolla me të”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po kështu, artisti i grimit shton se “i lidhte flokët ndonjëherë” pasi baluket i binin mbi sy. “Në ditën e fundit të shkollës, nëna ose gjyshja e saj, më dha një lodër. Ajo nuk fliste anglisht, por nuk ishte e nevojshme. Mirësia është një gjuhë universale. Shpresoj që të gjithë te keni një vit të shkëlqyer shkollor”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?