Lajme fantastike nga Italia, asnjë viktimë pas 6 muajsh në Lombardi

Italia po del në mënyrën më të mirë nga pandemia e koronavirusit. Në shtetin ku deri tani kanë ndërruar jetë 35045 persona, në 24 orët e fundit janë shënuar 3 të vdekur.

Asnjë nga viktimat nuk është nga Lombardia, rajoni më i prekur nga koronavirusi dhe kjo situatë pozitive nuk ndodhte që prej 22 shkurtit, kur virusi nisi të përhapej me shpejtësi dhe të merrte me dhjetëra e qindra jetë njerëzish brenda ditës.

Edhe numri i rasteve të reja ka shënuar një ulje të lehtë, ku në 24 orët e fundit janë shënuar 219 të prekur, nga të cilët 33 në Lombardi, ndërsa të shtunën ishin 249 raste të reja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?