Lakuriq e të lyer me gjak, protestë ndaj… (FOTO)

Kjo është protestë, pa komplekse e ku kërkohet një e drejtë, ndaj atyre që nuk kanë zë. Protesta e aktivistëve që ka tërhequr vëmendjen e medias dhe është bërë temë debati në rrjete sociale, ajo ndaj kafshëve.

Aktivistët e të drejtave të kafshëve në Spanjë, lakuriq dhe të lyer me gjak fallco, u bënë pjesë e një proteste kundër importimit të lëkurës së kafshëve.

Dhjetra aktivistë të imituar të grumbulluar së bashku në një zonë popullore me turistë në Barcelonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mes të aktivistëve, Luisa Escribano, 53 vjece dhe vajza e saj Barbara, 21 vjece, kanë mbajtur një fjalim duke u shprehur se: “Sa jeton për një pallto”? Luisa tha: “Është shumë e rëndësishme për të tërhequr vëmendjen për atë që ndodh me kafshët dhe që shkon kryesisht pa u vënë re. Ata vuajnë dhe vdesin por jeta e tyre ka rëndësi për mua dhe familjen time”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çdo vit më shumë se 60 milionë kafshë, duke përfshirë më shumë se 32 milionë në BE, vriten dhe lëkura e tyre është përpunuar në pallto, lesh etj.

Europa prodhon 70 për qind të leshit në botë dhe 63 për qind të leshit të dhelprës, sipas grupit. Danimarka dhe Finlanda janë prodhuesit më të mëdhenj në botë. Prodhuesit e tjerë të mëdhenj janë Rusia, Kanadaja, Suedia dhe Holanda.

Përshtati: Redjon Shtylla

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?