Lë Mariupolin bashkë me familjen, refugjati: S’ ka asnjë zonë të sigurt në qytet
Një qytetar i Mariupolit në Ukrainë tregon situatën në këtë zonë. Oleksandr Bezimov aktualisht ndodhet në Lviv, bashkë me familjen e tij. “Dëgjon vetëm shpërthime, dëgjon gjithë natën avionët sipër kokës, dëgjon zhurmë gjatë gjithë kohës”.
Po ashtu ai thotë edhe se “Fillimisht, u shkatërruan periferitë e qytetit. Pastaj, kuptova që aty nuk kishte më asnjë zonë të sigurt”.
Janë rreth 300 000 persona kanë mbetur të bllokuar në Mariupol, aty ku është raportuar edhe për një bombardim të një shkolle, ku strehoheshin rreth 400 persona.
KOHA JONË SONDAZH

