Lëshohet teleskopi më i fuqishëm në histori

Teleskopi më i fuqishëm dhe më i shtrenjtë në histori, James Webb u lëshua në hapësirë me një mision shpresëdhënës.

Ekspertët besojnë se pajisja 10 miliardë dollarëshe do të ndihmojë të hidhet dritë mbi origjinën e universit.

Lëshimi i tij paraqet fillimin e epokës së re të hulumtimeve astronomike. Teleskopi që do të përdorë edhe drita infra të kuqe, tashmë do të jetë laboratori më i rëndësishëm shkencor i dekadës së ardhshme, njoftoi NASA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teleskopi u lëshua nga pjesa e ngarkesës së raketës, Ariana 5, në portin hapësinor Kourou, në Guajanën Franceze.

Swiss Digital Mobile Reklama

Muajt në vazhdim ai do të qarkullojë deri tek orbita e vet solare në largësi prej rreth 1,6 milionë kilometra nga Toka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?