Lëvizja surprizë nga 22-vjeçarja, ja çfarë bën zv/kryetarja e Parlamentit në Bjellorusi

Në një kohë që situata në Bjellorusi nuk është aspak e qetë, në mënyrë të papritur, zv/kryetarja e Parlamentit, 22-vjeçarja Maria Vasilevich, e shoqëruar nga disa deputetë të partisë në pushtet ka vizituar të plagosurit opozitarë nëpër spitale.

Ajo u kërkoi falje protestuesve të plagosur dhe të rrahur brutalisht nga policia dhe të shtruar në spitalin e urgjencës në Minsk. Disa nga protestuesit i thanë se hasën probleme për të kryer një ekzaminim mjeko-ligjor në spitale. ”Si një zyrtare qeveritare edhe pse unë nuk kisha autorizim ta bëj këtë, u kërkova falje njerëzve për dëmtimet që u janë shkaktuar. Njerëzisht ndihem shumë, shumë keq”.

Vasilevich është aktualisht bashkëpunëtorja kryesore e presidentit Lukashenko, janë shtuar shpresat se ajo do të ndikojë në qetësimin e situatës dhe uljen e palëve në dialog. Presidenti 65-vjeçar dyshohet se ka një lidhje jashtëmartesore me të.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?