LIBI, fillojnë bombardimet e para amerikane kundër ISIS-it

Shefi libian i qeverisë së unionit kombëtar, Fayez al Sarraj, njoftoi sot se SHBA-ja kishte proceduar me sulmet ajrore kundër pozicioneve të grupit Shteti Islamik (ISIS) në bastionin e tij në Sirte, në saj të kërkesës së Libisë.

“Bombardimet e para amerikane kundër objektivave të sakta të ISIS-it u zhvilluan sot duke i shkaktuar humbje të rënda xhihadistëve në Sirte”, njoftoi Sarraj gjatë një fjalimi në televizion.

“Në përgjigje ndaj kërkesës së qendrës së komandimit të operacioneve për rimarrjen e Sirtes dhe në koordinim me Ministrinë e Mbrojtjes, këshilli presidencial, në funksionin e tij si komandant suprem i ushtrisë libiane, kërkoi një mbështetje të drejt përdrejtë nga SHBA-ja për të zhvilluar sulme ajrore të shënjestruara kundër pozicioneve të ISIS-it në qytetin e Sirtes dhe rrethinat e tij”, theksoi shefi i qeverisë. Nga ana tjetër, Pentagoni konfirmoi menjëherë këto bombardime.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?