FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Liderët e 51 shteteve evropiane dhe aziatike dënojnë sulmet makabre në Francë

Liderët dhe përfaqësuesit e 51 shteteve aziatike dhe evropiane në takimin e sotëm në Mongoli dënuan në një deklaratë të përbashkët sulmin e fundit terrorist me bazë urrejtjen që goditi kontinentin euroaziatik, i regjistruar dje në mbrëmje në Nisë.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne vëmë theksin në një dënim të rreptë dhe të qartë kundër terrorizmit në të gjitha format dhe manifestimet e tij, cilido qofshin autorët, motivet apo zonat e shënjestruara”, citohej në këtë deklaratë, të publikuar me rastin e samitit të 11-të Evropë-Azi (Asem).

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky takim me një pjesëmarrje të gjërë nisi vetëm disa orë pas sulmit që shkaktoi më shumë se 84 të vdekur në juglindje të Francës, ku u përfshi në fokus të bisedimeve lufta kundër terrorizmit.

“Pas sulmeve të fundit terroriste në Evropë dhe në Azi, ne dënojmë fuqishëm sulmet terroriste me bazë urrejtjen dhe neverinë, që çuan në humbjen e jetëve të pafajshme”, vijonte deklarata

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?