Lideri i Koresë së Veriut vëzhgon nga afër stërvitjet ushtarake

Koreja e Veriut ka njoftuar sot se lideri i saj Kim Jong-Un ka vëzhguar nga afër ushtrimet e njësisë së parashutistëve dhe snajperistëve, duke premtuar se do të formoj një ushtri të “pathyeshme”.

Kim me këto deklarata është shprehur haptas se është i gatshëm të vazhdoj misionin e tij, përkundër faktit që SHBA-të dhe Koreja e Jugut kanë njoftuar dje se kanë shtyrë ushtrimet e përbashkëta ushtarake për t’i dhënë hapësirë dialogut me Korenë e Veriut, sa i përket programit të saj bërthamor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto komente të Pyongyong kanë pasur disa orë pasi presidenti amerikan Donald Trump, i bëri thirrje Kimit të “reagon shpejtë” për të “arritur marrëveshje”, duke paralajmëruar samit të ri me fjalë “Shihemi së shpejti”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Koreja e Veriut gjithashtu ka njoftuar se ka kryer dy ushtrime në tre ditët e fundit, ku Kim ka ftuar pilotët ushtarakë të bëhen gati për armikun duke “qëndruar të armatosur deri në dhëmbë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?