Londra “pushtohet” nga tmerri i shpërfytirimit

Kufoma pa gjymtyrë dhe me mish të kalbur u panë në rrugët e Londrës për Ditën Botërore të Zombie.

Qindra persona marshuan në rrugët e kryeqytetit anglez në eventin që është tashmë në edicionin e tij të 12. Maskimet e frikshme kanë në fakt një qëllim shumë të mirë: grumbullimin e të ardhurave për luftën kundër urisë. Jo vetëm kaq, por në këtë event mblidhet edhe ushqimi që do të hidhej në plehra dhe u shpërndahet organizatave që ushqejnë njerëzit në nevojë.

Dita Botërore e Zombie është mbajtur për herë të parë në Pitsburg të SHBA, në vitin 2006, aty ku është xhiruar filmi i famshëm horror “Dawn of the Dead”. Që nga ajo ditë, popullariteti i këtij eventi është zgjeruar në më shumë se 50 qytete.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?