Lufta në Ukrainë, Britania e madhe do të dërgojë tanke luftarak

Kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak ka deklaruar se do të ndihmojë Ukrainën në luftën kundër Rusisë, duke dërguar tanke “Challenger 2”.

Pritet që Britania e Madhe të ofrojë rreth 10 tanke “Challenger 2”, të cilat do të përdoren nga ushtria ukrainase.

Lajmi është bërë i ditur pas një bisede telefonike ndërmjet kreut të qeverisë britanike dhe presidentit ukrainas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një zëdhënës i Downing Street njoftoi të shtunën se “Liderët reflektuan mbi gjendjen aktuale të luftës së Rusisë në Ukrainë, ndërsa fitoret e njëpasnjëshme të Ukrainës i shtynë trupat ruse prapa dhe përkeqësuan gjendjen e tyre ushtarake dhe morale…Kryeministri nënvizoi ambicien e Mbretërisë së Bashkuar për të intensifikuar mbështetjen tonë për Ukrainën, duke përfshirë sigurimin e tankeve Challenger 2 dhe sistemeve shtesë të artilerisë.”,-tha Street.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky vendim e bën Britaninë vendin e parë që i përgjigjet kërkesave të liderëve të Ukrainës për të pajisur ushtrinë e tyre me tank. Gjithashtu mund të ndihmojë në inkurajimin e aleatëve të tjerë të NATO-s.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?