Lufta tregtare “prek” valutat – Juani kinez, drejt nivelit më të ulët që prej krizës financiare

Juani kinez tregoi rënien më të keqe ditore në 9 muaj në nisje të javës, ndërkohë që negociatat tregtare me Shtetet e Bashkuara përfunduan me rritjen e tarifave amerikane ndaj mallrave kinezë.  Lëvizjet në valutë ndaj armiqësisë tregtare kanë qenë të limituara, por ditën e Hënë, juani kinez ra me 1% në 6.9040 kundër dollarit, që është niveli më i ulët që prej 27 Dhjetorit.

Analistët thonë se mund të thyejë barrierën e 7 kundër dollarit në muajt e ardhshëm, një nivel që nuk është parë që prej krizës financiare botërore. Kina me shumë mundësi do të përdorë rezervat gjigante në valutë për të ndaluar rënien drejt 7-ës, që mund të shkaktojë spekulime për dalje të mëdha të kapitalit.
Investitorët shtuan blerjet e jenit japonez, që konsiderohet si aktive e sigurt në periudha të stresit, duke marrë parasysh statusin e Japonisë si kreditori më i madh në botë.

Jeni u rrit në 109.7 kundër dollarit, duke prekur nivelin më të lartë në 3 muaj.   Dy ekonomitë më të mëdha në botë dështuan të arrijnë në një dakordësi gjatë fundjavës. Washingtoni kërkon ndryshime të ligjeve kineze, ndërsa Pekini është përgjigjur se nuk do të cenojë interesat e veta. Presidenti Donald Trump dhe homologu kinez, Xi Jinping, pritet të takohen në samitin e G-20 në Japoni në fund të muajit Qershor për të diskutuar tregtinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?