Lunaçek: Fund aleancave me politikanë të korruptuar në Ballkan
Kjo deklaratë e fortë nga nënkryetarja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunaçek, gjatë një interviste për gazetën austriake “Wiener Zeitung”, vë edhe një herë vëmëndjen se aleancat e Brukselit me pushtetarë të korruptuar të Ballkanit për hir të stabilitetit është e rrezikshme.
Sipas saj, Bashkimi Europian nuk duhet të bëjë të njëjtat gabime siç ka bërë me shtetet e Afrikës Veriore. “Në politikën e tij të deritanishme ndaj Ballkanit, Kurz ka ndjekur vetëm një interes; mbylljen e shtegut për refugjatët. Ambasadat austriake në rajon dhe Agjencia Austriake për Zhvillim po kryejnë punë të mira, por ato marrin mbështetjen e ministrit të Jashtëm vetëm kur është fjala për bllokimin e refugjatëve.
Sipas saj, një pjesë e Ballkanit ka ende një tendencë që të bëjë të njëjtat gabime siç janë bërë në marrëdhënien e BE-së ndaj diktaturave të Afrikës Veriore para Pranverës Arabe.
“Vendet e Ballkanit nuk janë diktatura, por ekzistojnë tendenca për t’i përkrahur ata politikanë, me të cilët jemi adaptuar tashmë edhe pse ata nuk i respektojnë premtimet e tyre sa i përket sundimit të ligjit dhe lirisë së mediave. Në bisedë me Komisionin e BE-së dhe me Shërbimin e Jashtëm Evropian, unë kërkoj vazhdimisht që BE dhe shtetet anëtare të mos i japin përparësi stabilitetit para zhvillimeve demokratike. Kjo ka dështuar edhe në pjesë të tjera të botës”, është shprehur ajo.
Iluzioni se ne mund të bëjmë përherë biznes me pushtetarë, të cilët na thonë se garantojnë stabilitet, nuk funksionon. Duhet të koncentrohemi në demokraci dhe sundim të ligjit”, tha ajo. E pyetur për zgjedhjet në Maqedoninë dhe fitimin e zgjedhjeve nga VMRO-DPMNE, parti që ka qeverisur vendin vitet e fundit, Lunaçek tha se ky shtet është duke u shndërruar në problem për Ballkanin dhe BE-në. Arsyeja e parë sipas saj, është çështja e emrit, duke shtuar se kishte kërkuar që BE-ja të bënte më shumë presion ndaj Athinës për të gjetur një zgjidhje.
KOHA JONË SONDAZH

