Majmuni i zgjuar mpreh gurin dhe thyen xhamin mbrojtës të kopshtit zoologjik
Një majmun është filmuar duke goditur dritaren e kopshtit zoologjik me një gur shkëmbor, në një tentativë për t’u arratisur.
Në videon e bërë virale në rrjet, kafsha u tregua tepër e zgjuar duke mprehur gurin përpara se të godiste xhamin mbrojtës.
Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në kopshtin zoologjik Zhengzhou në Provincën Henan të Kinës në 20 gusht.
Vizitorët mbetën të befasuar kur majmuni theu xhamin me gurin që kishte mprehur, pasi e goditi disa herë.
Incidenti mund të ketë frikësuar mjaft turistë që ishin prezentë, por majmuni i vogël u largua në drejtim të kundërt.
Teksa kujton ngjarjen, një turiste tha:
Majmuni po mprehte gurin, pastaj filloi ta godasë xhamin.”
Anëtari i stafit të kopshtit zoologjik të Zhengzhou, Tian Shuliao u tha mediave lokale:
Ky majmun është ndryshe nga të tjerët. Ai di të përdorë mjete për të thyer arrat. Por kurrë më parë nuk e kishte goditur xhamin. Kjo është hera e parë që e kryen një veprim të tillë. Pas asaj që ndodhi, ne i morëm të gjithë gurët që ai mbante për të thyer arrat.”
KOHA JONË SONDAZH

