FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Martohet me Italianen por shqiptari harron diçka

Ka dashur të bëjë edhe ai si shumica e bashkatdhetarëve, të cilët firmosin dokumentet e celebrimit me femra të huaja vetëm për të qëndruar jashtë shtetit.
Por një detaj e ka nxjerrë zbuluar dhe sërish shqiptari i pafat ka siguruar një tjetër urdhër dëbimi nga Italia. Mediat shkruajnë se në Brescia, shqiptari u martua me një grua italiane për të shmangur dëbimin nga vendi. Ai ishte dëbuar një herë, dhe ishte rikthyer në Itali me një plan të ri. Të martohej me një femër italiane. Këtë e kishte gjetur, por fakti që nuk jetonin bashkë, e ka nxjerrë zbuluar.
Hetimet kanë treguar se letrat ishin firmosur vetëm për një qëllim. Shmangien e dëbimit. Shqiptari u ndalua nga policia në Brescia dhe para gjykatës ai e ka justifikuar faktin se nuk jetonte me “gruan” kështu:
“Nuk jetoja me të, sepse ne ishim zënë, siç ndodh zakonisht”,- i tha gjykatësit, i cili sigurisht nuk e besoi këtë gjë dhe firmosi urdhrin e ri të dëbimit të shqiptarit nga territori italian. Ai akuzohet për disa vepra penale të kryera më parë. Emri nuk bëhet me dije nga mediat italiane

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?