Masakër mes dasmës, vriten 18 persona

Disa njerëz të armatosur kanë vrarë 18 të ftuar në një dasmë në shtetin Kaduna të Nigerisë veriore. ”Sulmuesit vranë 18 vetë në dasmë dhe plagosën 30 të tjerë, shumica prej tyre të rinj. Pesëmbëdhjetë vdiqën në vend ndërsa tre të tjerë vdiqën në spital”, tha Bege Katuka Ayuba, kreu administrativ i qytetit. Nuk janë identifikuar ende personat që bënë këtë sulm por kjo zonë kohët e fundit ka qenë një vatër e dhunës vdekjeprurëse midis barinjve myslimanë “Fulani” dhe fermerëve etnikë të krishterë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?