Mbi 600 mijë qytetarë dalin në protestë

Katalonja zbret sërish në shesh, dhe i kërkon partive që i përfaqësojnë të bashkohen me objektiv pavarësinë nga Spanja. Nuk e kanë harruar ëndrrën e tyre, banorët e Barcelonës dhe të rrethinave të saj, që për të nëntin vit radhazi kanë protestuar dje në bulevardet e famshme të qytetit bregdetar, deri në sheshin që për ironi të madhe i kushtohet Spanjës.

Janë rreth 600 mijë të pranishmit në Diada, ceremoninë që përkujton rënien e qytetit në dominimin spanjoll, në 1714. Një shifër e frikshme, por gjithsesi më e pakët sesa vitet e kaluara, ku më shumë se një milion persona gjendeshin po në të njëjtin vend.

Shumë aktorë politikë janë të frikësuar nga fakti që pjesa më e madhe e lidershipit të partive që kërkojnë pavarësinë janë arrestuar dhe ndodhen ende në qeli, 2 vjet pas deklaratës së pavarësisë të vjeshtës së vitit 2017 nga kreu i atëhershëm i ekzekutivit katalanas, Carles Puigdemont.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?