Më se 130 vatra zjarri në Australi, tre të vdekur dhe rreth 150 prona të djegura

Zjarret kanë vazhduar për të tretën ditë me radhë në pjesën lindore të Australisë, ndërsa rreth 1,300 zjarrfikës dhe banorë të zonës, po përballen me flakët.

Autoritet e sigurisë, kanë thënë se rreziku i zjarrit është shumë i lartë, ndërsa situata mund të përkeqësohet edhe më shumë, shkaku i nxehtësisë dhe thatësisë së madhe.

Deri më tani, janë më se 130 vatra zjarri, ndërsa është konfirmuar për tre të vdekur, derisa shumë të tjerë mbesin të zhdukur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth 150 shtëpi janë djegur, ndërsa zjarret po afrohen edhe te vendbanimet tjera, megjithëse banorë janë evakuuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në orët e vona të ditës së sotme, apo deri nesër në mëngjes, pritet që shumica e zjarreve të shuhen vet, pasi mund të humbin intensitetin e deritanishëm.

Banorëve iu është kërkuar që të mos bëjnë ndonjë vizitë gjatë kësaj fundjave, në zonat malore të përfshirë nga zjarret apo parqet nacionale në ato pjesë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?