“Më shkatërroi jetën”, mesazhi i 21-vjeçares para se të vetëvarej

Një vajzë që kreu vetëvrasje ka lënë një mesazh ku tregon përse e mori këtë vendim.

Lydia Robert thuhet se ndihej “e dhunuar dhe e lënduar” pasi gjeti fotografi të vajzave të reja në celularin e të dashurit, Adam Wells.

Në një mesazh për shoqen e ngushtë, ajo shkruajti: “Ai më ka shkatërruar jetën… Unë paskam jetuar me një pedofil”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç kësaj, Lydia i shkruajti disa mesazhe partnerit që ishte në punë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është kaq e gabuar, në nivele të ndryshme. Shikoje këtë foto dhe më thuaj që nuk është ilegale”, i thoshte ajo.

Në një tjetër mesazh, 21-vjeçarja i tha: “Ti më ke larguar nga familja dhe miqtë, je njeriu më i ndyrë që ekziston”.

Nuk mungoi reagimi i Adam, i cili i lutej që të qetësohej dhe i thoshte se nëse e humbiste Lydian do ndihej shumë keq.

Një natë në qershor të vitit 2017, kur kishte dalë me miqtë, Adam mësoi se Lydia ishte vetëvarur në shtëpinë e tyre në Manchester.

Biznesmeni që ka një kompani me produkte kozmetike është dënuar me 12 muaj punë në komunitet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?