Me shkollë 8-vjeçare por bëhet ministre e Bujqësisë

Në mediat sociale, kanë plasur komentet indinjuese të atyre që konsiderojnë Teresa Bellanova, ministren e re për Politikat Bujqësore, të qeverisë Conte Bis, si të papërshtatshme për rolin për të cilin u emërua, pasi ajo ka vetëm shkollën 8-vjeçare si arsimim.

Bellanova ishte një punëtore e thjeshtë dhe luftoi si sindikaliste për të mbrojtur të drejtat e saj. Në fakt në rolet qeveritare ajo nuk është një fytyrë e re, pasi ajo ka qenë nënsekretare e Punës në qeverinë Renzi dhe zv /ministre e zhvillimit ekonomik me Gentiloni.

Duket se e gjithë Partia Demokratike është mobilizuar për ta mbrojtur atë, duke filluar me sekretaren Nicola Zingaretti, e cila shkruajti një status mbështetës në Twitter, që u pasua nga sekretari Andrea Orlando: ”Krenar për Partinë Demokratike që solli në qeverinë e vendit një njeri të tillë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bellanova është goditur nga polemika të shumta edhe për veshjen e zgjedhur për betimin në Quirinale. Por Enzo Miccio, stilisti i ngjarjeve dhe dasmave speciale shkruan në një status në twitter se fustani nuk kishte asgjë të papërshtatshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?