”Më shumë viktima diplomatike”, Maasikas: Rusia ka vendos GPS në godinat e ambasadave
Sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës janë në çdo drejtim, madje edhe në ambasadat e huaja në Kiev.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Ukrainë, Matti Maasikas thotë se ambasada sllovene në Karkiv është goditur me raketë, ndërsa në muret e godinës u zbulua një shenjë që mund të jetë përdorur si GPS nga rusët për ta vendosur si objektiv.
Maasikas tregon se në ambasadat diplomatike në Kiev janë vendosur disa shenja që mund të paralajmërojnë se ambasadat do të jenë pjesë e sulmit me raketa. “Më shumë ‘viktima diplomatike’ do të regjistrohen? Shenja si këto gjenden në më shumë se një ndërtesë të misionit diplomatik në Kiev”, shkruan Maasikas.
More "diplomatic casualties" to come? Markers like these found on more than one diplomatic mission's building in Kyiv. pic.twitter.com/Axcqgr6ZX5
— Matti Maasikas (@MattiMaasikas) March 3, 2022
KOHA JONË SONDAZH

