Merkel dhe Erdogan bisedojnë për sulmet turke në Siri

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan kanë biseduar për situatën në verilindje të Sirisë.

“Ata janë pajtuar që të vazhdojë të jenë në kontakt të ngushtë për këtë çështje”, tha një zëdhënëse e Qeverisë gjermane, e cila njoftoi për bisedën telefonike ndërmjet kancelares Merkel dhe presidentit Erdogan, por nuk dha më shumë detaje lidhur me përmbajtjen e bisedës.

Turqia ka kryer një ofensivë ushtarake në veri të Sirisë, me qëllim që të largojë nga ajo zonë luftëtarët kurdë, të cilët i konsideron terrorist, shkruan Rel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koalicioni qeverisës në Gjermani ka pasur dyshime se si të përgjigjet lidhur me ofensivën turke. Socialdemokratët kanë kundërshtuar një propozim të ministres së Mbrotjes, Annegret Kramp-Karrenbauer që të krijohet një “zonë e sigurt” nga Kombet e Bashkuara, në zonën kufitare Siri-Turqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ofensiva turke në Siri është ndërprerë pas arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi, të cilën e kanë ndërmjetësuar Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.

Turqia dhe Rusia po ashtu kanë arritur një marrëveshje që të largojnë për 30 kilometra nga kufiri Turqi-Siri, luftëtarët kurdë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?