Merkel-Rusisë: Thuaji Assadit tu japë fund bombardimeve në Alepo

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i bëri thirrje Rusisë që të shfrytëzojë ndikimin e saj te Qeveria siriane dhe t’iu jepet fund bombardimeve shkatërruese në Alepo.

‘Me ligjin ndërkombëtar, nuk ka bazë për bombardimin e spitaleve, për bombardimin e mjekëve dhe për të shkaktuar dëme të qëllimshme. Është e tmerrshme ajo që po ndodh në Siri. Duhet të bëjmë gjithçka të mundur për të arritur armëpushim. Rusia ka shumë ndikim te presidenti sirian, Bashar al-Assad. Këto krime mizore duhet të marrin fund’, tha Merkel.

Zëdhënësi i saj, Steffen Seibert, rezufoi të përjashtojë sanksionet e mundshme kundër Rusisë për rolin e saj në konfliktin në Siri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ushtria ruse dhe ajo siriane, që disa javë, janë duke bombarduar zonat e kontrolluara nga rebelët në Alepo. Atje vazhdojnë të jetojnë mbi 250,000 civilë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?