Michel: Qytetarët e Vjenës nuk e imagjonin se do ndodhte një sulm terrorist në zemër të Evropës

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, Sara Michel docente, u shpreh se për qytetarët e Vjenës mbrëmja e sulmit terrorist ka qenë e paimagjinueshme që të ndodhte në zemër të Vjenës.

Michel: Unë jetosh shumë pranë vendit ku ndodhi sulmi terrorist në Vjenë. Çdo gjë ishte normale gjatë ditësh. Ekziston frikë dhe nuk ka shumë vend në reagimin e parë se nga vjen terroristi. Di vetëm që për qytetarët e Vjenës ajo mbrëmje ka qenë e paimagjinueshme që të ndodhte në zemër të Vjenës.

Sulmi i fundit terrorist ka ndodhur në 1981 dhe kemi gjenerata të tëra që nuk janë përballur me sulme të tilla. Ndjejmë keqardhje se terroristi ishte shqiptar, pasi komuniteti shqiptar është një grup shumë i angazhuar në Vjenë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mediat dhe në mendjet e vjenezëve nuk ka asnjë shenjë që të bën të mendosh se do të kenë një mendim të keq pas kësaj për shqiptarët. Fokusi është që sfida të tilla të përballen bashkë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?