Mijëra civilë kurdë po largohen nga veriu i Sirisë
Gjendja sa vjen dhe përkeqësohet në Siri, ku sipas mediave të huaja mijëra civilë kurdë po largohen nga Siria Veriore pasi Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi ushtarët amerikanë të tërhiqeshin, duke i hapur rrugë sulmit ushtarak turk në rajon. Kurdët kanë qenë një ndër aleatët kryesor për Shtetet e Bashkuara gjatë luftës kundër ISIS por tani ndjehen të braktisur dhe të tradhtuar. Ata jetojnë në Sirinë Veriore mes skenave të kaosit, pasi familjet varrosin të njerëzit e tyre të dashur që kanë vdekur dhe ikin, pavarësisht se nuk e dinë ku janë më të sigurt apo ku do të gjejnë një vend për të fjetur.
KOHA JONË SONDAZH

