Mijëra ”vezë akulli” pushtojnë plazhin
Mijëra topa akulli në formë veze kanë “pushtuar” një plazh në Finlandë, rezultat i një fenomeni të rrallë të motit. Fotografi amator Risto Mattila ishte në mesin e atyre që hasën në ”vezët e akullit” në ishullin Hailuoto në Gjirin e Bothnisë midis Finlandës dhe Suedisë.
Ekspertët thonë se ajo është shkaktuar nga një proces i rrallë në të cilin copa të vogla akulli janë mbështjellë nga era dhe uji. Mattila, nga qyteti i afërt i Oulu, i tha BBC-së se kurrë nuk kishte parë diçka të tillë më parë. ”Unë isha me gruan time në plazhin Marjaniemi. Moti ishte me diell, rreth -1C (32F) dhe ishte një ditë me erë të mirë”,-i tha ai BBC-së. ”Atje gjetëm këtë fenomen të mahnitshëm. Kishte dëborë dhe vezë akulli përgjatë plazhit pranë ujit”.
Eksperti i motit në BBC, George Goodfellow tha se moti dukej i ftohtë dhe pak me erë. Pamje të ngjashme janë raportuar edhe më parë, në Rusi dhe liqenin Michigan afër Agoikagos. Në vitin 2016 banorët e Nyda në Siberi gjetën topa gjigande me akull dhe dëborë që mbulojnë një vijë bregdetare 18 km (11 milje). Ata shkonin nga madhësia e një topi tenisi në pothuajse 1 milion (3ft) përtej.
KOHA JONË SONDAZH

