FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

‘Mik i mirë i Putin’, Rusia përshëndet zgjedhjen e Trump për Sekretar Shteti

Rusia përshëndeti Rex Tillerson, kreu i kompanisë amerikane të naftës “ExxonMobil”, emëruar sot sekretar Shteti nga presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, duke e cilësuar si një profesionit që ka marrëdhënie të mira pune me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Zyrtarët rusë dhe jo vetëm presidenti kanë marrëdhënie të mira, marrëdhënie pune me Tillerson. Është një personalitet solid. Është shumë profesionist në fushën e tij”, deklaroi për shtypin pas emërimit, këshilltari i Kremlinit, Juri Ushakov.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump deklaroi dje në mbrëmje vonë se kishte përzgjedhur bosin e “ExxonMobil”, kompania më e madhe në botë e naftës dhe e gazit, Rex Tillerson, në postin e sekretarit të Departamentit amerikan të Shtetit, njoftoi media vendase, që citon zyrtarë të ekipit të tranzicionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazeta e përditshme amerikane “The New York Times” shkruan se Trump ka hedhur poshtë shqetësimet se Tillerson, 64 vjeç, ka një marrëdhënie shumë komode me presidentin rus, Vladimir Putin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më herët kishin qarkulluar zëra për disa emra për këtë post duke përfshirë ish-kandidatin për president, Mitt Romney dhe ish-kryetarin e bashkisë së Nju Jorkut dhe një mik besnik i Trumpit, Rudy Giulian

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?