Miliarderi rus bën thirrjen e fortë: Lufta të ndalet sa më shpejt, mund të jetë tragjedi për të dyja palët!

Mikhail Fridman, një nga njerëzit më të pasur të Rusisë, thotë se lufta në Ukrainë duhet të ndalet sa më shpejt që të jetë e mundur pasi mund të jetë një “tragjedi” për të dyja palët.

Fridman, i lindur në Ukrainë, thotë se nuk mund të komentojë më drejtpërdrejt se kaq, pasi mendon se kjo do të ishte një rrezik – jo vetëm për të personalisht, por edhe për kolegët dhe stafin e tij.

Ai ka thënë gjithashtu se një ndalim i përgjithshëm për rusët që të bëjnë biznes në botë i duket i padrejtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, Fridman është larguar nga bordi i drejtorëve të Veon, thotë operatori i rrjetit celular.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai është aksionari më i madh në kompaninë me bazë në Amsterdam, e cila operon në Ukrainë, Rusi, Algjeri, Kazakistan dhe Pakistan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?