Ministri i Shëndetësisë: Forcat ruse kanë goditur spitalet në Ukrainë

Sulmet ruse kanë goditur edhe spitalet në Ukrainë.  Ministri i Shëndetësisë, Viktor Lyashko ka bërë me dije se forcat ruse kanë goditur spitalet.

”Kjo është një shkelje e drejtpërdrejtë e Konventës së Gjenevës nga trupat ruse! Spitalet tona dhe ekipet e urgjencës mjekësore janë në gatishmëri të plotë, duke punuar në të gjitha rajonet dhe do të ofrojnë kujdes në të gjitha rrethanat”.

Vladimir Putin e urdhëroi në orën 5:55 të mëngjesit me orën e Moskës nisjen e mësymjes në Ukrainë, dhe granatat e raketat e para u lëshuan vetëm disa minuta më vonë. Sirenat e emergjencës gjëmuan në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të tmerruar, njerëzit kanë nxituar të largohen prej andej. Një numër i madh makinash janë parë nëpër rrugë, teksa paniku i ka përfshirë banorët e Kievit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?