Ministri theu masat ndaj Covid-19, jep dorëheqjen menjëherë
Ndryshe nga Shqipëria, Dara Calleary, ministri irlandez i Bujqësisë dha dorëheqjen këtë të premte pasi shkeli masat kufizuese të vendosura për pandeminë e Covid-19.
Ai mori pjesë në një event me 80 të pranishëm, duke thyer rregullat. “Pjesëmarrja e tij në atë ngjarje ishte e gabuar. Njerëzit në të gjithë vendin kanë bërë sakrifica të mëdha gjatë kësaj periudhe”, u shpreh lideri irlandez, Micheál Martin në një deklaratë.
Irlanda ka forcuar ndjeshëm masat gjatë kësaj jave pas shtimit të rasteve të reja me Covid-19. Gjatë një interviste të dhënë para se të merrte pjesë në darkën me 80 persona, Calleary u bëri thirrje qytetarëve të zvogëlojnë kontaktet sociale, duke insistuar se të gjithë duhet të jepnin ndihmesën e tyre në këtë situatë.
KOHA JONË SONDAZH

