Ministria e Jashtme e Ukrainës: Kemi vrarë më shumë se 14 400 ushtarakë rusë

Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës tha se rreth 14,400 trupa ruse janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i sulmit e deri të shtunën.

Sipas një postimi në Twitter të shtunën, u tha se janë rrëzuar 95 avionë rusë, 115 helikopterë, 1,470 automjete të blinduara, 213 artileri dhe disa pjesë të tjera të pajisjeve të humbura nga Forcat e Armatosura Ruse që nga pushtimi.

Informacionet nga Rusia janë rrallë, dhe zyrtarët rrallë raportojnë për humbjet e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shifrat e fundit janë publikuar më 2 mars, kur Rusia tha se 498 ushtarakë të saj kishin vdekur që nga fillimi i luftës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vlerësimet e SHBA-së për viktimat ruse variojnë nga 3,000 deri në 10,000, sipas informacioneve nga zyrtarët e SHBA-së dhe NATO-s, shkruan CNN.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?