Momente prekëse, përkthyesja gjermane qan gjatë transmetimit live të fjalës së Zelensky (VIDEO)

Teksa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po i drejtohej kombit sa i përket zhvillimeve të fundit në vend, një përkthyese gjermane e cila po përkthente për një të përditshme gjermane, ka nisur të qajë.

Zelensky po fliste për situatën dhe luftimet që po zhvilloheshin mes forcave ukrainase dhe atyre ruse, kur përkthyesja në një moment u ndalë për të konrolluar emocionet.

Megjithatë ajo nuk ia arriti dhe shpërtheu në lot në fjalët përmbyllëse të fjalimit të Zelensky, ku përkthyesja filloi edhe të qajë me zë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Momenti është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, ku tregon sesi e tërë bota po përjeton dhimbjen me Ukrainën.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?