Momenti kur raketa e shkrepur nga Rripi i Gazës bie në një autostradë në Izrael

Pasi që komandanti i grupit palestinez Xhihad, Baha Abu al-Ata, u vra në një sulm nga forcat izraelite, rreth 50 raketa janë lansuar nga Rripi i Gazës në drejtim të Izraelit.

E një prej këtyre raketave është filmuar duke rënë në një autostradë, e cila më pas shpërtheu duke shkaktuar kështu një zhurmë të madhe.

Sipas mediave lokale në orët e para të mëngjesit janë lansuar rreth 50 raketa nga Gaza, e sipas forcave izraelite 20 prej tyre janë shkaktuar nga sistemi mbrojtës kundërajror Kupola e Qeliktë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në anën tjetër menjëherë janë dëgjuar sirenat nëpër Rishon, Lecion, Holon dhe Sderot, qytete këto në afërsi të Gazës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në video shihet se si raketa për pak sa nuk i godet vetura që në ato momente po lëviznin në autostradë, gjithashtu edhe autoritetet izraelite kanë bërë të ditur se nga kjo raketë nuk është lënduar askush.

Traffic cam shows rocket hitting intersection in central Israel

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?