Momenti kur rrëmbyesi qëllon policinë gjatë arratisjes (Video)

Policia amerikane ka publikuar pamjet gjatë ndërhyrjes për të shpëtuar një vajzë të mitur që ishte marrë peng nga një 23-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Karolinën e Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hugo Yaret Cortes-Ramirez braktisi makinën kur pa forcat policore që ishin në ndjekje të tij, dhe u largua në drejtim të pyllit. Gjatë tentativës për t’u arratisur, ai qëlloi me armë ndaj policisë.

Kidnapping rescue and fatal police shooting caught on camera in Raleigh, North Carolina I ABC7

Nga ana tjetër, autoritetet amerikane iu kundërpërgjigjën me armë zjarri 23-vjeçarit. Ky i fundit u gjet i vdekur në brendësi të pyllit duke mbajtur në dorë një pistoletë. Nuk dihet nëse ka kryer vetëvrasje apo humbi jetën nga të shtënat e oficerëve të policisë. Kjo pritet të përcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, vajza që ishte marrë peng nga i riu, u gjet brenda makinës së tij në gjendje të mirë shëndetësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?