Momenti kur vrasësit me pagesë të kartelit meksikan futen në spital dhe rrëmbejnë një pacient

Një video e filmuar nga kamerat e sigurisë shfaqin një grup vrasësish me pagesë që futen në një spital në Meksikë, ku shihen se si nxjerrin me dhunë një pacient i cili më vonë është gjetur i vdekur.

Persona të armatosur me armë të gjata dhe maska në kokë, besohet se janë anëtarë të kartelit Santa Rosa de Lima – të cilët futen dhomë për dhomë në spitalin Salvatierra në Guanajuato në jug të Meksikës.

Ata fillimisht kishin marrë peng rojën e spitalit të cilin e detyruan t’ju ndihmojë të gjejnë personin që e kërkuan. E sipas mediave lokale, ata kishin vjedhur telefona në spital për të parandaluar telefonatat që do t’i bëheshin policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë disa orë më pas policia kanë gjetur pacientin e rrëmbyer të vdekur në Torres Landa, ku në afërsi të trupit të pajetë kishin lënë një mbishkrim vrasësit. Autoritetet e sigurisë nuk kanë treguar përmbajtjen e mbishkrimit, ndërsa kanë pranuar se viktima ishte masakruar pasi gjymtyrët e trupit të tij janë gjetur të shpërndara në rrugë.

Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?