Monstruoz krimi, 7-vjeçari vritet dhe eshtrat mbaheshin në kuti. Nëna luante në kompjuter
Një krim horror, çnjerëzor dhe i frikshëm është shënuar në Greqi. Kristina-Klaudia Maniataki në bashkëpunim me partnerin e saj polak, vrau dhe fshehu eshtrat e fëmijës së saj 7-vjeçar në një kuti veglash që polaku e mbante me vete për 5 vite me radhë, për të mos e zbuluar policia.
Ajo ka rrëfyer në komisariat se në momentin kur i dashuri i saj po i mbyllte gojën të birit me shirit izolues, ajopo luante lojëra elektronike në kompjuter.
Në ditën e krimit ai e kishte dënuar Andrean e vogël të qëndronte në këmbë, pa ushqim dhe i kishte mbyllur gojën me shirit izolues që të mos qante, duke i shkaktuar asfiksim deri në vdekje. Djali i vogël jepte shpirt në mënyrë martire, nëna e pranishme nuk bëri asgjë për ta shpëtuar, madje luante videogame në kompjuter.
Polaku trupin e pajetë e fshehu në tarracën e shtëpisë në një kasë betoni, dhe më pas vendosi eshtrat e fëmijës në kutinë e veglave të punës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kipseli të Athinës në janarin e vitit 2017. 29-vjeçarja abuzonte sistematikisht me dy fëmijët e saj, duke i rrahur dhe lënë pa ujë dhe ushqim, ndërsa ajo vazhdimisht ishte e pirë.
KOHA JONË SONDAZH

