Mungesë uji të pijshëm, shpëtimi vjen nga deti

Mesdheu zotëron vetëm 3% të sasisë globale të ujit të pijshëm përkundrejt popullimit prej 7,3%, të popullsisë botërore, fakt i cili e rendit Mesdheun ndër vendet me riskun më të lartë të mungesës së ujit të pijshëm për të ardhmen.

Vendet Mesdhetare, ashtu si disa shtete të botës që vuajnë thatësirën e gjatë, shpëtimin nga shterimi i burimeve të ujit të pijshëm e shohin në teknologjinë e de-kripëzimit të ujit të detit. Nga procesi i largimit të kripës prej ujit të detit në rang global, fitohet ujë i pijshëm në sasinë mbi 100 miliardë litra ujë në ditë, ujë i cili shkon për konsum, për përdorim në bujqësi, industri ushqimore dhe farmaceutike.

Ky proces, ka kosto të ulët dhe përfitim të lartë financiar e mjedisor pasi mbetjet e kësaj industrie janë kristale të kripës, të cilat përsëri riciklohen duke prodhuar sodë kaustike, acid klorhidrik, gaz hidrogjeni, etj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?